Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka miratuar të martën tarifat e reja të energjisë elektrike.
Rritja e tarifave është për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovat.
Tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovatë orë. Struktura e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë të dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efikasee me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.
Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.