Zyra e Prokurorit të Specializuar [ZPS] e ka konsideruar si “të pabazë” kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për vizitë të nënës së tij, gjendja shëndetësore e së cilës në parashtresën e lëshuar nga Gjykata Speciale paraqitet si e rëndë.
Në parashtresën që ka parë Demokracia.com pretendohet se në raportin mjekësor të prezantuar nga mbrojtja e Gucatit ekzistojnë “disa rreshta të paqartë”, derisa një pjesë e konsiderueshme e arsyetimit është e redaktuar.Kërkesa e Pestë pohon se nëna e GUCATIT është në [E REDAKTUAR]. Raporti Mjekësor është i përbërë nga disa rreshta të paqartë, gjë që nuk e mbështet këtë pretendim. Ai i referohet gjendjes së saj mjekësore si [E REDAKTUAR] dhe nuk jep asnjë bazë për pohimin se “[E REDAKTUAR]”. Raporti mjekësor gjithashtu thekson se nëna e GUCATIT është [E REDAKTUAR]. Sikur Raporti Mjekësor i 22 shkurtit të 2022-ës të përmbante ndonjë informacion që tregon urgjencë të vërtetë, duhet të supozohet se Mbrojtja do ta kishte paraqitur kërkesën në një datë më të hershme”, thuhet në parashtresën e ZPS-së.