Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.
“Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.