Studiuesit sugjerojnë se çaji mund të ketë përfitime shëndetësore duke reduktuar praninë e metaleve të dëmshme si plumbi.
Çaji shpesh shoqërohet me përfitime shëndetësore, por një studim i ri nga Northwestern University në SHBA ka zbuluar një arsye tjetër pse kjo pije mund të jetë e dobishme: aftësia për t’i larguar metalet e dëmshme nga uji, raporton The Guardian.
Si ndikon çaji në përmbajtjen e metaleve të dëmshme në ujë?
Sipas studiuesve, çaji lidhet kimikisht me jonet e metaleve të rënda në ujë, duke i reduktuar ato. Në eksperimentet e tyre, ata zbuluan se një filxhan çaj i zi i përgatitur për pesë minuta uli përqendrimin e plumbit në ujë me rreth 15%.
Megjithëse studimi nuk ka analizuar drejtpërdrejt ndikimin në shëndet.
Autori kryesor i studimit, Benjamin Shindel, ka theksuar se edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar, ku niveli i plumbit në ujë është relativisht i ulët, mund të ketë ndikim të vogël pozitiv.
“Është e mundur që pirja e çajit, në një farë mase, ul mundësinë e marrjes së metaleve të dëmshme dhe ndoshta, zvogëlon rastet e sëmundjeve të lidhura me to”, ka thënë Shindel.
Në cilat metale të dëmshme ndikon çaji?
Në studimin e publikuar në revistën ACS Food Science & Technology, ekipi ka analizuar ujin e pasur me përqendrime të njohura të metaleve të dëmshme, duke përdorur solucione të kontrolluara me dhe pa çaj.
Ata zbuluan se çaji i zi reduktonte përqendrimet e plumbit, kromit dhe kadmiumit. Për më tepër, koha më e gjatë e zierjes dhe temperaturat më të larta të ujit rrisnin efektin pastrues të çajit.
Çaji i bluar kishte ndikim më të madh sesa gjethet e plota, ndërsa llojet e ndryshme të çajit kishin efekte të ndryshme. Çaji i zi, i gjelbër dhe i bardhë ishin më efikas në uljen e përqendrimit të plumbit sesa çaji si shembull, kamomili.
A ndikojnë qeset e çajit?
Materiali i qeseve të çajit gjithashtu luajti rol. Studiuesit zbuluan se qeset e bëra nga celuloza ndihmonin në reduktimin e metaleve të dëmshme, ndërsa ato prej pambuku dhe najlonit nuk kishin ndikim të njëjtë.
A mund të përdoret çaji për filtrimin e ujit?
Profesori Michelle Francl, autore e “Steeped: The Chemistry of Tea”, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, ka theksuar se ky zbulim nuk duhet parë si një zgjidhje për ujin e ndotur.
“Sidoqoftë, ky studim hap mundësi interesante për zhvillimin e metodave më të qëndrueshme dhe të qasshme për largimin e ndotësve nga uji – një nevojë kritike në shumë pjesë të botës”, ka thënë ajo.