Kryeministri, Albin Kurti, do të takojë sot krerët e partive opozitare në vend.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit.
Kurti dhe opozitarët do të mblidhen në ora 08:00 për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit.