“Zhvillimet e ditëve të ardhshme kanë me qenë shokante”, çfarë po paralajmëron Lutfi Haziri?

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e pesëshes në Kosovë.

Ai thotë se pas kësaj vizite, “zhvillimet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit”.

“Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).

Kur?

Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza!

Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti!”, shkruan Haziri.