Zhbllokohet Aeroporti i Tiranës, Balluku: nesër nisin fluturimet normale

Pas kaosit të krijuar në Rinas për shkak kontrollorëve që pezulluan funksionet e punës së tyre, ministrja Balluku njoftoi nga aeroporti Nënë Tereza se ditën e sotme do të nisin fluturimet esenciale. Edhe sot sipas Ministres është e pamundur të nisnin fluturimet normalisht, por ditën e nesërme në orët e para te mëngjesit ministrja Balluku njoftoi se do të ketë një situatë normale të fluturimeve. Po kështu sasia e vaksinave që mbeten të bllokuara për shkak të anulimit të fluturimeve, do të mbërrijnë sot në orën 15:00.

“Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitarw, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve”,-tha Balluku.