Zhbllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë zhbllokuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit.

Kuçi ka thënë se pas shumë përpjekjeve, sot është arritur dakordimi për zhbllokimin e këtyre llogarive.

“Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka shkruar ai.

Telekomit të Kosovës i ishin bllokuar llogaritë më 15 korrik nga përmbaruesi privat për rastin me Z-Mobile.