Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancë së sotme kanë votuar për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT).
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka konstatuar se në bordin e KOSTT-it janë zgjedhur Jeton Mehmeti, i cili njëkohësisht është zgjedhur edhe kryesues i bordit.
Ndërsa pjesë tjetër e anëtarëve të bordit janë edhe Arben Dodaj dhe Nebih Zariqi.
Osmani ka thënë se sa i përket përzgjedhjes se grave që është kuotë e paraparë me ligj duhet të kërkohet nga Komisioni përgjegjës që ta trajtojë këtë çështje edhe njëherë dhe të i informojë në qoftë se kërkojnë të përsëritet konkursi apo jo për shkak se kanë votuar në lista të ndara me qëllim që të sigurohet barazi gjinore.
Ajo tha se për çdo gjë tjetër të komisionit ajo do t’i informojë deputetët për hapat tjerë.