Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e filloi fjalimin e fitores duke e cituar kongresistin dhe liderin e drejtave civile, John Lewis, i cili tha: “Demokracia nuk është shtet, është akt”.
“Ajo që ai dëshiroi të thoshte është se demokracia e Amerikës nuk është e garantuar. Duhet ta fitosh dhe mos ta marrësh si të garantuar. Të mbrosh demokracinë kërkon sakrificë. Por, ka lumturi edhe këtu, ka progres. Ne populli kemi fuqinë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Edhe kur demokracia ishte në fletëvotimet e këtyre zgjedhjeve dhe kur shpirti i Amerikës ishte në rrezik dhe bota po shikonte, ju filluat një ditë të re për Amerikën. Ju e zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Ai do të na ndihmojë si komb”.
Një shekull pasi gratë fituan drejtën e votës, Kamala Harris foli për nënës e saj, Shyamala Gopalan Harris: “Kur ajo erdhi këtu nga India, në moshën 19 vjeçare, ndoshta ajo nuk e imagjinoi këtë moment. Po ajo besoi thellësisht në një Amerikë kur momentet e tilla janë të mundura”. tha Harris.
“Pra, po mendoj për atë, për gjeneratat e grave – grave me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine – të cilat gjatë gjithë historisë së kombit tonë kanë hapur rrugën për këtë moment, sonte. Gra që luftuan dhe sakrifikuan për liri dhe barazi. Mund të jem gruaja e parë në këtë zyre, por nuk do të jem e fundit. Sepse çdo vajzë e vogël që po shikon sonte, kupton se ky vend, është vend i mundësive”.
Kamala Harris, është femra e parë, femra e parë me ngjyrë, femra parë amerikano-aziatike, vajza e parë e një emigrante që gëzon postin e zëvendës-presidentes në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.