Zëvendësministri i Arsimit tregon a ka gjasa të fillojë mësimi më 14 shtator

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, ka folur për fillimin e vitit shkollor më 14 shtator, shkruan Gazeta Sinjali. 

Rexhaj ka thënë se po bëjnë çmos që procesi mësimor të fillojë në këtë datë. 

“Po bëjmë çmos që mësimi të fillojë më 14 shtator në këto kushte. Besoj që do të fillojmë në bazë të vendimit dhe rekomandimeve. 3 skenarët që i kemi përmendur janë për tërë vitin shkollor”, ka thënë Rexhaj në Klan Kosova. 

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend.

MASH e mori këtë vendim me arsyetimin që është një periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat.