Zëvendësministëri i i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili vjen nga radhët e Alternativës që është në koalicion ma partinë në pushtet, Vetëvendosjen ka komentuar bisedën e Mimoza Kusari-Lilës dhe kryekriminelit, Millan Radojçiq.
Tafarshiku ka thënë se po tentohet t’i prishet imazhi Kusari-Lilës dhe ka kërkuar që bisedat të publikohen të plota.
“Është bërë një drama në vete duke filluar prej vitit të kaluar, me rastin e tentimeve për prishje të imazhit të një gruaje në politik. E kom marrë diçka që është montuar… sponsorizuesit e këtyre publikimeve kushdo qofshin ata, është dashtë pikë e presje, nëse paskan qasje ose përmes Listës Serbe ose përmes ndonjë organi tjetër. Pike e presje e jo me montazhe”, ka thënë Tafarshiku në një lidhje direkte në “Debat Plus”.
Teksa po fliste Listën Serbe kriminelin Radojçiq dhe akuzoi qeveritë e kaluara për bashkëpunim me ta, zv/ministri i Kurtit e ka cituar edhe Skënderbeun.
“Listën Serbe po më shtini me citu thënien e Skënderbeut… Listën Serbe Qeveria Kurti, Mimoza Kusari e gjithë kjo kastë politike e ka gjetë në mesin e këtyre”, ka thënë Tafarshiku.