Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliun Kodrën në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.
Deputetja Deliu-Kodra ka parashtruar shumë pyetje në drejtim të tij duke e akuzuar se në të kaluarën subjekti i tij politik nuk ka pranuar zhvillimet të cilat janë arritur në kohën e qeverive të kaluara.
Deliu gjithashtu ka pyetur Bislimin nëse ka rekrutuar familjarë në agjencitë shtetërore. “A keni diskutuar për non paperin gjerman dhe francez sepse nuk keni dhënë asnjë hollësi. Po ashtu a keni quar dorën dhe keni votuar për nipin tuaj Gëzim Tosunin për punësimin e tij” ka thënë ajo.
Bislimi u përgjij se i apostrofuari Gëzim Tosuni nuk është nipi i tij ashtu siç është raportuar në media.
“Gëzim Tosunin nuk e kam nip dhe për këtë shpifje të një portali unë jam ankuar. Kurse sa i përket takimit me Lajcak ai ka qenë takim informues për dialogun nuk ka kemi diskutuar për çështjen e dialogut” ka thënë ai.