Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me gjendjen aktuale në veri të vendit.
Të njëjtit kanë thënë se qëllimi i tyre ishte që t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, por që situata ku ndodhemi tani nuk i pëlqen askujt.

“Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore”, thuhet në deklaratë.