Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, në ndërrimin e motmoteve ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
“Pasi i përgëzova për punën, theksova se mantelbardhët e kanë dëshmuar veten në çdo kohë dhe për këtë jemi krenarë”.
“Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë, ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë. Hanës së vogël i dëshiroj rritje të shëndetshme”.
“Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të motmoteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur. Urime, gëzuar Viti i Ri 2021, ka deklaruar Zemaj.

