Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sonte ka vizituar infermierin e therur më thikë të Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Zemaj gjatë kësaj vizite ka thënë se sulmi i djeshëm kundër infermierit në vendin e punës nga një pacient në QKUK, është sa i dënueshëm aq i papranueshëm.
“Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit”.
“Puna e infermierëve do çmuar e përkrahur, sepse me përgjegjësitë e veta i kontribojnë suksesit të shëndetësisë!”, ka thënë Zemaj.