Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se para marrjes së masave të reja, ka takuar sot Berat Rukiqin – kryetari e Odës Ekonomike të Kosovës, Arian Zekën – kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, Petrit Kllokoqin – kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe Hysen Sogojevën – kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.
Zemaj ka shtuar se janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë, por sipas tij, të gjithë së bashku duhet të mendojnë për shëndetin publik.
“Para marrjes së masave të reja kam takuar sot z. Berat Rukiqi kryetari e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Arian Zeka kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, z. Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe z. Hysen Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës”.
“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e COVID-19”.
“Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik”.
“Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”.
“Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me COVID-19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdesshëm në respektimin e masave anti-COVID”.