Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka qëndruar në Han të Elezit, për siç tha, shqetësimet e kësaj komune në përhapjen e koronavirusit.
Ai atje është pritur nga kryetari Refki Suma, me të cilin ranë dakord për koordinim mes insitutcioneve qendrore dhe atyre lokale, njofton Klan Kosova.
“Sot prita në takim Kryetarin e Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, si dhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e Covid 19. Bashkë do ja dalim! #QeveriaHoti”.