Zemaj: Situata epidemiologjike për momentin është e qëndrueshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme.

Zemaj njoftoi se sot është takuar me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Lul Raka, Visar Berisha nga zyra e kryeministrit për të diskutuar për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrin pas hapjes së shkollave.

“Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”.

Njoftimi i plotë:

Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdoj dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

Në takim pune që zhvillove gjatë pasdites se sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t’i ndëmarim në ditët në vijim sa i përket masave të reja.

Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.

Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash.

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!