Zemaj: S’do të ketë masa të reja anti-Covid pa koordinim me të gjitha institucionet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk do të merret asnjë masë dhe asnjë vendim pa koordinim të plotë me institucionet e involvuara në zbatueshmërinë e ligjit për pandeminë.

Ai ka shkruar se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë. Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave”, ka thënë ai.