Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.
Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.
“MSH bashkë me IKSHPK-në Ka konstatuar situate të qëndrueshme, por rritje të lehtë të rasteve si pasojë e moszabtimit të masave në disa komuna, pavarësisht kësaj duhet pas parasysh qe virus është akoma aktiv. Duke u bazuar në analizën për hapjen e kufijve, IKSHKPK ka njoftuar për masa shtesë të lëvizjes. Masat janë, kontrollin e detajuar mjekësor për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë, matjen e temperaturës si dhe marrjen e kontakteve për dy javët e fundit me personat që kanë pasur kontakte. Propozoj që qytetarët të mos i nënshtrohen masës së izolimit. Bazuar në situatën, MSH do të mundësoj liri të plotë të qytetarëve“, ka thënë ministri Zemaj.
Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti ka shtuar dy pika shtesë. Pika 3 të jetë kjo që deri me 12 qershor ministria e Shëndetësisë të miratoj manualin për mbrojtjen nga Covid-19. Udhëzime detaje se si duhet sillemi. Dhe pika 4, në përputhje me ligjet përkatëse MSH autorizohet që të nis procedurat për rekrutimin e 200 specialistëve shëndetësor që të mbikëqyrin manualin.