Zemaj: Pafundësisht mirënjohje mjekëve dhe infermierëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, ka shprehur mirënjohje të pafundësishme mjekëve dhe infermierëve për punën që po bëjnë.

Zemaj thotë se lufta e tyre është për jetën.

Ata i quajti heronjë të heshtur në këtë kohë të trazuar nga pandemia e koronavirusit.

”Mirënjohje për mjekët dhe infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit.

Lufta e tyre është për jetën. Sot janë njerëzit më human. Personalisht sakrifikojnë, sepse këtë ua kërkon edhe profesioni që kanë zgjedhur. Janë heronjtë e heshtur në këtë kohë të trazuar nga pandemia Covid19.
E dimë se sa e rëndësishme është që në momente të vështira të kemi pranë një mjek profesionist që të na lehtëson dhimbjet.

T’u shprehim mirënjohje për humanizmi dhe punën e tyre të palodhur që bëjnë çdo ditë. Të nderojmë përgjegjësinë e tyre sociale për t’u shërbyer pacientëve dhe popullit.
Ju faleminderit mjekë dhe infermierë!
Mirënjohje pafundësisht!
Bashkë do të ja dalim!”.