Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se masat e marra për menaxhimin e pandemisë COVID-19, po rezultojnë të suksesshme.
Ai ka thënë se ky është rezultat i kujdesit të qytetarëve në ditët e fundit, ku kanë mbajtur maska, kanë ruajtur distancën fizike e mbi të gjitha i rritjes së përgjegjësisë dhe sjelljes përballë një rreziku siç është COVID-19.
“Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim rigoroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve, me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet”, ka shkruar Zemaj në Facebook.