Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në dy ditët e fundit është njoftuar nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se ka mungesë të testeve për koronavirus.
“Dy ditët e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, më është thënë se mungojnë teste në masë të madhe dhe kjo ka qenë shqetësuese për mua”.
“Sot përmes atyre që iu shkon falënderimi më i madh diasporës do të sigurohen 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në IKSHPK”, ka thënë minsitri Zemaj në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e re, sipas tij, nuk ka marrë masat e hapjes pas pandemisë, ndërsa ka shtuar dy ditë pas marrjes së detyrës janë futur 13 mijë qytetarë në Kosovë që sipas tij ka qenë e pamundur që të menaxhohen nëse janë vetizoluar.