Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në “Prime Time” të Kanal 10 ka folur rreth masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ai ka thënë se këto masa nuk janë të pa paralajmëruara, transmeton www.gazetastop.com.
“Jo nuk janë të vonshme, ne gjatë gjithë javës kemi paralajmëruar masa kështu që është ditur se në vikend do të ketë masa. Kjo është pjesë e mirëkuptimit ku i falënderoj edhe qytetarët që po respektojnë masat plotësisht. Deri më tani nuk kemi njoftime për shkelje të masave, andaj kjo tregon se ka pjekuri për uljen e rasteve me Covid-19 dhe rasteve spitalore”, ka thënë Zemaj.