Zemaj: Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të sigurojmë vaksinën antiCOVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të sigurojnë vaksinën kundër COVID-19.

Zemaj mes tjerash foli edhe se nga cila kompani do të jetë vaksina.

“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrugët dhe mundësitë ligjore dhe institucionale dhe me partnerët ndërkombëtar që ta sigurojmë sa më shpejtë vaksinën anti-COVID”, tha Zemaj.

I pyetur nëse kjo do të jetë vaksina e Pfizer/BioNTech apo e ndonjë kompanie tjetër, Zemaj nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se do të kenë komunikime të drejtpërdrejta me Bashkimin Evropian dhe me shtete të tjera veç e veç.

Mes tjerash Zemaj përsëri bëri thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe theksoi se ka vaksina të mjaftueshme dhe se ato janë të kualitetit të lartë.