Deri në fund të viti, 500 mijë qytetarë të Kosovës do të vaksinohen kundër gripit sezonal.
Kështu ka premtuar sërish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili e cilësoi këtë më shumë se sukses i qeverisë.
“Për herë të parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vaksinohen 500 mijë qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal. Ky është më shumë se sukses. Është prioritet i Qeverisë”, tha Zemaj.
Ministri i Shëndetësisë ka apeluar që qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID-19, përfshirë bartjen e maskës kur janë në shoqërim me të tjerët.
Derisa Zemaj po fliste në foltore, dikush nga deputetët i tha “në sy po dukesh se e ke koronavirusin”, ashtu siç Zemaj i kishte thënë deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, muaj më parë.
“Unë kam ardhur si ministër nga ulësja e deputetit. E kemi parë se puna e parë e dikujt ka qenë ministër”, tha Zemaj.