Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën ka vizituar Aeroportin e Prishtinës për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafiteri.
Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.
“Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës! Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19”, thotë ministri i Shëndetësisë.
Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave.
“Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!”
“Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.