Zelensky: Rusia po përpiqet të zbrazë Donbasin nga njerëzit

Rusia po përpiqet të “zbrazë” Donbasin nga njerëzit dhe bisedimet e paqes janë në rrezik të kolapsojnë, ka pohuar presidenti i Ukrainës.

Duke folur në adresimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për kryerjen e “bombardimeve brutale të vazhdueshme” mbi ndërtesat dhe zonat e banuara të rajonit lindor të vendit të tij.

Ai e krahasoi breshërinë e sulmeve me situatën në Mariupol – një qytet port kyç që është shkatërruar në masë të madhe pasi u godit nga sulme pothuajse të përditshme që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

“Nëse pushtuesit rusë janë në gjendje t’i realizojnë planet e tyre qoftë edhe pjesërisht, atëherë ata kanë mjaft artileri dhe avionë për ta kthyer të gjithë Donbasin në gurë. Siç bënë me Mariupolin,” tha Zelensky.