Zelensky para deputetëve britanikë: Ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka nisur fjalimin e tij para deputetëve britanikë.

Deputetët britanikë qëndruan në këmbë duke duartrokitur para se Zelensky të niste fjalimin.

Zelensky: Forcat tona kanë treguar se kush jemi ne. Edhe kishat po shkatërrohen nga bombardimet. Ne e kemi kuptuar që ukrainasit janë heronj. Mendoj se të gjithë e dëgjojnë që njerëzit nuk kanë ujë. Mbi 50 fëmijë janë vrarë. Këta janë fëmijët që mund të kishin jetuar por njerëzit i morën nga ne. Ukraina është bërë më e madhe gjatë këtyre ditëve. Ne duhet të luftojmë me helikopterët apo raketat. Do të doja t’ju kujtoja që ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim, ne do të luftojmë deri në fund dhe do të vijojmë luftën për tokën tonë. Ne të gjithë do të luftojmë kudo.