Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Parlamenti i Ukrainës njofton se në ambientet e tij, presidenti i vendit sapo nënshkroi aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.
Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.
“Ky është një moment historik”, është shkruar nga parlamenti i Ukrainës, në Twitter.