Zelensky i jep shpresë Ukrainës se Rusia po ndryshon në negociata

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka parë hapësirë të mundshme për kompromis në bisedimet me Rusinë, para një rundi të ri bisedimesh, pavarësisht se Moska ka shtuar bombardimet në Kiev, ndërsa është rritur edhe frika për qytetin e Mariupolit.

“Takimet vazhdojnë dhe siç jam informuar, pozicionet gjatë negociatave tashmë duken më realiste. Por duhet ende kohë për vendime në interes të Ukrainës”, ka thënë Zelensky në një video-adresim të hershëm në mëngjesin e së mërkurës.

“Duhen ende përpjekje, durimi është i nevojshëm. Çdo luftë përfundon me marrëveshje”, ka shtuar ai.

Edhe top-negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit, ka thënë se ka kontradikta fondamentale mes dy palëve, por ka shtuar se “sigurisht që ka hapësirë për kompromis”.

Një tjetër krah i Zelensky, Ihor Zhovka, ka thënë se negociatat janë bërë më konstruktive dhe se Rusia ka zbutur qëndrimin duke mos kërkuar më që Ukraina të dorëzohet.

Bisedimet është paraparë të vazhdojnë me video-lidhje të mërkurën.