Zelensky e quan Rusinë “shtet terrorist”: Nëse doni t’ia dini planet, shikoni për çka i akuzon tjerët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë si një “shtet terrorist” pasi tanket e saj penguan dërgimin e ushqimit, ujit dhe ilaçeve në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe tha se Moska ishte e aftë për sulme me armë kimike.

Teksa forcat ruse u dukën se po rigrupoheshin ashtu që ta rrethonin Kievin, Zelensky ka provuar të bashkojë ukrainasit me një adresim tjetër të enjten vonë duke dënuar sulmet e vazhdueshme të Moskës të qyteteve ukrainase, raporton Guardian.

“Ky është terror i plotë… nga terroristë me eksperiencë”, tha ai për sulmin e konvojit me ndihma. “Bota duhet ta dijë këtë. Duhet ta pranoj se jemi duke u përballur me një shtet terrorist”.

Ai shtoi se rusët e dinin se çfarë po sulmonin me qëllimin që ta mbanin qytetin peng, ta abuzonte dhe ta bombardonte vazhdimisht.

Më shumë se 400,000 njerëz kanë mbetur në Mariupol, i cili është i rrethuar nga forcat ruse, dhe produktet bazike po mungojnë. Rreth 200,000 nga ta besohet se duan të ikin nga aty por nuk kanë mundur pavarësisht korridoreve humanitare që u tha se janë hapur.

Rusia ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të premten për të diskutuar ato që pretendon se janë planet e SHBA-së që të përdorë armë biologjike në Ukrainë. Por, Zelensky ka mohuar taktika të tilla dhe tha se pretendimi tregonte se ishte Rusia që planifikonte të përdorë armë kimike. “Kjo më bën vërtetë të shqetësuar, sepse jemi bindur se: nëse doni të dini planet e Rusisë, shikoni për çfarë i akuzon të tjerët”.