Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy dhe liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të marrin pjesë në Samitin e Paqes në Tiranë, të ndarë në dy ditë, më 28 dhe 29 shkurt.
Më 28 shkurt në Tiranë do të marrë pjesë presidenti Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, ka raportuar Topchannel të martën.
Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimorë, ku fokusi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimi i Planit të Ritjes Ekonomike.
Fokusi i këtij samiti do të jetë lufta prej dy vitesh që po zhvillohet nga forcat ruse, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.
Kryeministri Edi Rama e kishte paralajmëruar samitin në Tiranë dhe vizitën e Zelenskyt.
Shqipëria, si shumica dërrmuese e vendeve të Evropës, e ka dënuar agresionin rus.