Zelensky do të mbajë të mërkurën fjalim para ligjvënësve japonezë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajë të mërkurën fjalim virtual në parlamentin japonez, me qëllim për të marrë mbështetjen ndërkombëtare për luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus.

Japonia ka reaguar ashpër kundër Rusisë, në përputhje me vendet e tjera të G7.

Fjalimi i Zelenskyyt, që pritet të jetë rreth 10 minuta i gjatë, do të shfaqet në një dhomë takimesh në Dhomën e ulët (parlamenti japonez i ka dy dhoma), të cilit i përket kryeministri Fumio Kishida.

Zelenskyy ka mbajtur fjalime virtuale para Kongresit të SHBA-së, si dhe parlamenteve në Evropë, Kanada dhe Izrael.

Të hënën, Rusia njoftoi për vendimin për të ndërprerë bisedimet e traktatit të paqes me Japoninë mbi ishujt e diskutueshëm Kuril dhe për t’u tërhequr nga projektet e përbashkëta ekonomike atje, duke përmendur sanksionet e Tokios për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.