Melania Trump njihet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ashtu edhe si modele e suksesshme. Sot, ajo mbush 50 vjet. Ja si shkon një ditë e zakonshme e saj.
Për dallim nga Zonjat e Para të mëparshme, Melania ka zgjedhur që jetën e saj dhe të djalit të saj Barron ta mbajë private. Vetëm tani pas izolimit për shkak të koronavirusit në SHBA, ajo u bë më aktive në rrjetet sociale.
Melania ka nisur të përdor Twitter dhe Instagram për të përkrahur njerëzit pas bllokimit.
Sot, Zonja e Parë po feston ditëlindjen e saj të 50’të në shtëpi në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Washington Postit, Melania jo vetëm që zgjohet herët por fle në shtrat të ndarë nga bashkëshorti Donald Trump.
Ajo zgjohet rreth orës 5:30 në mëngjes ashtu si edhe presidenti.
Para izolimit, ajo e përgatiste djalin e saj 14 vjeç Barron për shkollë. Por tani djali i saj mëson nga shtëpia.
Melania e thotë shpesh se kujdesi për djalin e saj adoleshent është ‘puna e saj e parë’.
Ajo sigurohet gjithmonë që ai t’i ketë të përfunduara detyrat e shtëpisë, e merr nga shkolla dhe i bën gati mëngjesin dhe darkën.
Ajo sillet mirë me punëtorët në shtëpi dhe bën gjithçka që nga loja e tenisit e deri pilates.
Melania Trump gjithashtu ha shëndetshëm derisa merr shtatë porcione frutash në ditë.
Ajo raportohet të fillojë ditëm me smuthie ose drithëra.
Gjithashtu, si shumë të tjerë, edhe ajo shijon ndonjë pjatë jo shumë të shëndetshme.
Ndonjëherë thuhet se ajo konsumon çokollatë, akullore dhe koka-kola dietike.
Por për të mbajtur fytyrën dhe thonjtë perfekt, Melania merr vitamina të ndryshme derisa çdo ditë pastron dhe hidraton fytyrën.
Në fakt, ajo mendon se një gjumë i mirë natën ndikon në një jetë të shëndetshme.