Kryeministri Albin Kurti është bërë me përmendore në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Kjo përmendore u zbulua sot në të cilën shkruan emri i tij duke u cilësuar si “Shpresa e Fundit”.
Kjo shtatore u zbulua në oborrin e një mërgmitari nga Podujeva.
Sabahudin Uka që ia ngriti përmendoren Albin Kurtin ka treguar edhe për idenë e tij të veçantë.
“Ideja na ka ardhur para tri viteve kur i ka fituar zgjedhjet e fundit. Nuk kemi ditur çka me bë, dhe na erdh ideja me bë një statujë para dyerve të oborrit. E, konsideroj si lider për momentin është ma i forti i Kosovës, ma të fortë se ai nuk ka”, ka thënë ai.