Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmi është konfirmuar pasi është publikuar letra e dorëheqjes.
“Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.
Por, kush do të jetë në krye të dikasterit të Shëndetësisë?
Deri në emërimin që pritet ta bëjë kryeministri Albin Kurti, ministrinë do ta drejtojë zv/minstrja Dafina Gexha Bunjaku, shkruan Gazeta Insajderi.
Ajo e kishte drejtuar këtë ministri edhe kur Arben Vitia ishte larguar nga aty, deri në emërimin e Latifit.