Zbulohet se kur do të paraqitet Ronaldo për Man Utd


Cristiano Ronaldo ka kompletuar rikthimin e tij në Manchester United 12 vjet pasi u largua nga Old Trafford për në Real Madrid.

Ylli portugez u largua nga Juventusi të premten para se të fluturonte për në Lisbonë, ku “Djajtë e Kuq” konfirmuan kthimin e tij në klub.

Sidoqoftë, tifozët e United që shpresojnë ta shikojnë atë në fundjavë kur të përballen me Wolves do të mbeten të zhgënjyer.

Ronaldo do të qëndrojë në Portugali gjatë 

Ndeshja e parë e United pas pushimit është në shtëpi me Newcastle United më 11 shtator dhe Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë aty.