iPhone 14 është vetëm dy muaj larg dhe rrjedhjet e informacionit kanë konfirmuar shumë gjëra nga kapaciteti i baterisë deri te rritja potenciale e çmimeve, shkruan Bloomberg.
Por detaji befasues është një emër i ri për telefonin. Në shtator, Apple pritet të prezantojë një version me kosto të përballueshme të iPhone 14 Pro Max që raportohej se do të ishte iPhone 14 Max.
Por informacionet nga zinxhiri i furnizimit zbulojnë se telefoni i ri do të quhet në fakt iPhone 14 Plus. Jo vetëm që risjell brandimin e vjetër të Apple, por edhe shërben si një diferencim më i madh mes dy modeleve.
Përdorimi i termit “Max” nënkupton se telefoni duhet të ketë më të mirën e çdo gjëje. Ndërsa termi “Plus” nënkupton diçka më tepër.
Brendimet e fundit të Apples tregojnë dëshirën e kompanisë për të rezervuar termin Max vetëm për harduerët premium.
Apple ka qenë shpeshherë e kritikuar për konfuzionin që shkakton. Të shesësh një iPhone 14 Max që është më i lirë dhe i ngadaltë se iPhone 14 Pro (pa përmendur fare iPhone 14 Pro Max) nuk është diçka e pranueshme nga standardet e vendosura nga industria.