Edhe një herë tjetër, kapiteni i Barcelonën Lionel Messi e kryeson listën e lojtarëve më të paguar në botë, sipas revistës franceze France Football, ndërsa sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo dhe i i Paris Saint-Germainit Neymari e plotësojnë top treshen.
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është në vendin e dytë dhe ai pritet t’i fitojë 118 milionë euro këtë vit, pesë milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar. Top treshen e kompleton Neymari i Paris Saint-Germainit, i cili pritet t’i fitojë rreth 95 milionë euro, 4.5 më shumë sesa sezonin e kaluar.
Sa u përket trajnerëve, Diego Simeone i Atletico Madridit është trajneri më i paguar në botë dhe ai pritet ta mbyllë vitin me 40.5 milionë euro të fituara, duke i lënë pas Antonio Conten e Interit (30 milionë) dhe Pep Guardiolën e Manchester Cityt (27.5 milionë).
Shifrat për djemtë në futboll janë në mënyrë drastike të ndryshme me ato të vajzave. Futbollistja më e paguar në botë është amerikania Carli Lloyd. 37-vjeçarja luan për Sky Blue Footbal Clup në ligën amerikane të futbollit dhe do t’i fitojë këtë vit 480 mijë euro.
Bashkëkombësja e saj, Megan Rapinoe, radhitet e dyta me 415 mijë euro, ndërsa norvegjezja Ada Hegerberg e Olympique Lyon e kompleton top treshen me 400 mijë euro në vit.