Zbulohet edhe një tjetër variant i COVID-19

Ministria Indiane e Shëndetësisë njoftoi sot se një variant i ri i koronavírusit u zbulua në vend.

Bëhet fjalë për një mutacion të dyfishtë, specifikoi Ministria e Shëndetësisë në Indi dhe është ndryshe nga ato që janë identifikuara tashmë në vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar ose Afrika e Jugut. Por deri më tani thotë ajo:

“variantet e reja nuk janë zbuluar në numër të mjaftueshëm sa për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë ose për të shpjeguar rritjen e shpejtë të rasteve në disa zona në Indi.