Big Brother Albania po rikthehet së shpejti dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani.
Në promon e re të “Big Brother VIP” dëgjohet zëri i moderatores, gjë që u jep fund të gjitha aludimeve, duke treguar zyrtarisht se kush do të jetë në drejtimin e këtij edicioni.
Këtë lajm e konfirmoi dhe vetë Arbana përmes një postimi në rrjetet sociale.
Çmimi i madh në “Big Brother VIP”, Arbana ka treguar se do të jetë 100 mijë euro.