Zbulohet bashkëpunimi i Nora Istrefit

Këngëtarja Nora Istrefi po vjen me bashkëpunim.

Nora Istrefi nuk ka ndërmend të ndalet me bashkëpunimet. Dhe me ardhjen e verës, këngëtarja po kujdeset të sjellë një tjetër hit. “Prive” ka zbuluar se Nora do të jetë krahë reperes Melinda Ademi këtë herë. Vajzat po përgatiten për ta publikuar projektin e përbashkët sa më shpejtë. E me siguri, si fansat e Norës, ashtu dhe të Melindës po e presin me padurim këngën.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga “Ana”, bashkëpunimi i Norës me Gjikon, i cili u kthye menjëherë në të preferuarin e shumicës. Ndërsa, reperja e ka publikuar projektin e fundit vetëm 4 javë më parë, të titulluar “24 bars”.

View this post on Instagram

Own it 😜

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on