Statisticienti Shenoll Muharremi, ka vënë në theks disbalancin e votave për Lëvizjen Vetëvendosje në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, rezultati i të cilit, tha ai, është dyfish më i lartë sesa në Kosovë.
Muharremi ka theksuar se diskrepanca mes përqindjes së votave të LDK-së në Kosovë dhe atyre me postë është vetëm 47.2%, ndërsa ajo mes votave të VV-së në Kosovë dhe në konsullata arrin në 97.7%.
Postimi i plotë:
Tkurrja e LVV në Diasporë dhe Kontraditat me LDK
Kjo është performanca e LVV-së në vitin 2025 krahasuar me vitin 2021. E kemi rastin në Kosovë (rezultatet e përgjithshme) dhe pjesën në diasporë!
Këtë pjesën e diasporës LVV ka një tkurrje apo rënie më të theksuar sesa në nivel të përgjitshëm nga 50.2% në 42.3%.
Votat e partisë në diasporë kanë një rënie nga 78.73% në 57.31% (-21.43%). Këtë pjesë me gjasë LVV nuk po e pranon.
LVV ka fituar 80.71% në votimet në përfaqësitë diplomatike, dy fish më shumë sesa në Kosovë 40.9% (97.7% më shumë në ambasada). Për këtë nuk po ankohet. Dallimi me pikë përqindje 39.81.
Por për faktin që në votat me postë LDK ka fituar 47.2% më shumë krahasuar me zgjedhjet në Kosovë. LDK në Kosovë 17.64%, ndërsa në diasporë 25.29%. Dallimi me pikë përqindje 8.33.
Diskrepanca e LVV-së Kosovë – Ambasada/Konzulata është 97.7%
Diskrepanca e LDK-së Kosovë – Vota me Postë është 47.2%