Janë zbuluar edhe detaje tjera të rënda të rastit makabër që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, ku një grua shtatzëne u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, me të cilin u konfirmua se ishin në proces të divorcit.
Njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.
Ajo ka thënë se e ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte ish-burrit të saj.
“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.
Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.