Të enjten në Hannover të Gjermanisë ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku i vdekur nga të shtënat me armë të zjarrit ka vdekur një 30 vjeçar nga Kosova, me emrin Armin Neziri.
Mediat gjermane raportojnë se i dyshuar për rastin është po ashtu nga Kosova me emrin Rinor Z.
Në ndërkohë janë bërë publike edhe detajet e tjera nga rasti.
Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim të rrugëve, ku 30 vjeçari i cili voziste veturën “Porsche Cayenne”.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë viktima e kishte ndal veturën afër makinës Mercedes Benz, që e voziste i dyshuari dhe më pas kishte dalë nga vetura dhe ia kishte thyer me shkop të drurit xhamat e veturës.
I dyshuari Rinor Z, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 30 vjeçarin.
Avokati i të dyshuar tha se Rinor Z e njihte Armin Nezirin, i cili e kishte raportuar më parë për një sherr që e kishte pasur.
Sipas mediave gjermane tanimë i ndjeri Armin Neziri, shkruajnë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe krime seksuale.
Po ashtu mediat raportojnë se Armin Neziri, kishte kryer një vrasje në vitin 2017, në rrugën Andreas Hermes Platz.
Viktimë është një 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut.
Mediat gjermane kanë raportuar se Neziri i cili ishte plagosur nga disa goditje me thikë, e kishte qëlluar 25-vjeçarin për vetëmbrojtje.
Akoma nuk dihet nëse sherri mes Armin Neziri dhe Rinor Z, është i lidhur me këtë rast.