Çmimet e naftës ranë sërish si pasojë e ankthit mbi perspektivën e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale, e cila mund të ngadalësojë rritjen dhe të godasë kërkesën për karburant.
Kostot e naftës Brent ranë me 61 cent në 79.72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar WTI humbi 63 cent për t’u tregtuar me 76.15 dollarë.
Sipas ekspertëve të sektorit, një qëndrim i ashpër i FED mund të ushtrojë presion mbi energjinë dhe metalet.
FED ka rritur normën e saj me 475 pikë bazë që nga marsi i vitit të kaluar nga niveli afër zeros në intervalin aktual 4.75 për qind deri 5 për qind.
Rritja ekonomike në SHBA u ngadalësua më shumë se sa pritej në tremujorin e parë. Një përshpejtim në shpenzimet konsumatore u kompensua nga bizneset që likuidonin inventarët në pritje të kërkesës më të dobët në fund të këtij viti, mes kostove më të larta të huamarrjes.
Ndërkohë, indeksi PMI ra në 49.2 nga 51.9 pikë, duke rrëshqitur nën pikën prej 50 pikësh që ndan zgjerimin dhe tkurrjen e aktivitetit në baza mujore.
Aktiviteti i fabrikave në Japoni, ekonomia e tretë më e madhe në botë, u tkurr për muajin e gjashtë radhazi në prill, por sektori i prodhimit po shkonte drejt stabilizimit mes një rënieje më të ngadaltë të porosive të reja.