Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e enjten.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës, i lejuar për të enjten, është 1.70 euro për litër.
Çmimi i naftës ditëve të fundit në Kosovë ka shkuar duke rënë nga dita në ditë. Dje ishte 1.71 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të enjten është 1.36 euro, njëjtë sikur dje.
Çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.76 euro, një cent më pak se të mërkurën.
Çmimet vlejnë për 24 orë.