Zbritet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për ditën e mërkure.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, i benzinës me 1.36 euro dhe i gazit me 0.77 euro. Pra, ka në rënie prej 1 centi në dizell dhe 2 centësh në benzin dhe ngritje prej 1 centi në çmimin e gazit , përcjell Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

No photo description available.